Telegrafi

Qeveria hungareze u ofron 30 mijë euro kredi çifteve që martohen – nëse sjellin në jetë tre fëmijë nuk kanë nevojë t’i kthejnë paratë

Autoritetet hungareze kanë vendosur që çiftet që martohen dhe planifikojnë të kenë fëmijë, do të motivohen me një kredi prej 30 mijë eurove, ku kthimi i këtyre parave mund të mos ndodhë nëse ata arrijnë të sjellin në jetë tre fëmijë.

Çiftet mund t’i shpenzojnë paratë në çfarë duan ata dhe të mos ecë kamata. Kushtet janë shumë të thjeshta – e gjitha çfarë duhet është që çifti duhet të jenë të martuar dhe të jetë martesa e tyre e parë, e gruaja të jetë e moshës nga 18 deri në 40 vjeçe, transmeton Telegrafi.

Por nëse çifti nuk lindin fëmijë gjatë pesë viteve të ardhshme apo shkurorëzohen, të gjitha ato para që i kanë marrë do të detyrohen t’i kthejnë për katër muaj.

Ata lirohen nga kthimi i kreditit, vetëm nëse kanë dëshmi nga mjekët për ndonjë problem shëndetësor që ua pamundëson atyre të kenë fëmijë. Lidhur me këtë iniciativë kryeministri hungarez Viktor Orban, ka thënë se një veprim i tillë do të motivon qytetarët që të mos e braktisin vendin dhe të rritin natalitetin.

Rezultatet e para tregojnë se vetëm gjatë shtatorit janë martuar 29 për qind më shumë të rinj sesa gjatë periudhës së njëjtë të vitit të kaluar, që është përqindja më e madhe e martesave që nga viti 1979. /Telegrafi/