Kryeministri Zoran Zaev sot pati një bisedë telefonike 60 minutëshe me kryeministrin grek Alexis Tsipras, përcjell portali “Fokus”.
Zaev dhe Tsipras diskutuan çështjet e mbetura dhe morën në konsideratë disa ide për zgjidhje. Është rënë dakord që në mëngjes do të ketë një bisedë tjetër telefonike tjetër.
Telefonatën ne mes Tsipras dhe Zaev e konfirmoi edhe Qeveria greke.
“Kryeministri Alexis Tsipras pati një bisedë telefonike me Kryeministrin e IRJM-së, Zoran Zaev këtë pasdite në një klimë të mirë. Të dy kryeministrat ranë dakord të përfundonin bisedimet e tyre gjatë një bisede të re telefonike të martën në mëngjes, thonë nga zyra e Tsipras. /Telegrafi/