Site icon Telegrafi

Qeveria gjermane këshillon qytetarët: Kurseni gazin edhe nëse bëhet ftohtë

Zyrtarët gjermanë po u bëjnë thirrje qytetarëve që të përpiqen të kursejnë gazin pavarësisht motit të ftohtë, pasi shifrat zyrtare treguan konsum mbi mesataren e energjisë edhe pse më herët ishte bërë thirrje për kursim.

“Pa kursime të konsiderueshme, që përfshijnë familjet, do të jetë e vështirë të shmanget mungesa e gazit këtë dimër”, tha Klaus Mueller, kreu i rregullatorit të energjisë në Gjermani, transmeton Telegrafi.

Sipas rregullatorit të energjisë në Gjermani, nevojitet reduktimi i konsumit të energjisë për të paktën 20 për qind për të shmangur mungesat.

“Duhet kursyer gazin edhe nëse bëhet ftohtë me ardhjen e dimrit. Gjithçka varet prej nesh”, shtoi Mueller.

Ndryshe Gjermania ka marrë vendim që të ndërprerë furnizimin me gaz nga Rusia, si kundërpërgjigje ndaj pushtimit rus në Ukrainë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version