Site icon Telegrafi

Qeveria ende nuk ka vendim përfundimtar për çështjen e emrave të aeroportit të Shkupit dhe përmendoreve

Qeveria e RM-së akoma nuk ka plan konkret nëse dhe kur do të fillojë, me ndryshimin e emrave të përmendoreve dhe aeroportit, për ta eliminuar irredentizmin për të cilën e akuzon Greqia. Zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski tha se vendimet e tilla kërkojnë dialog të përgjithshëm.

Qeveria intensivisht punon në ndërtimin e masave të mirëbesimit me fqinjin tonë, Republikën e Greqisë. Vlerësojmë se tashmë nuk ekziston provokim nga ana jonë drejt Athinës. Të gjitha çështjet e hapura i zgjidhim përmes rrugës së dialogut dhe kjo kështu do të jetë edhe në periudhën e ardhshme. Shpresojmë se të gjithë hapat e ardhshëm dhe vendimet konkrete do të jenë të sinkronizuara dhe në pajtueshmëri me të dy palët dhe do ta ndjek dinamikën e arritur në proceset e integrimeve euro-atlantike”, thuhet në kumtesën e Qeverisë.

Ekspertët vlerësojnë se ndryshimi i emrave të përmendorëve do t’i hapte rrugë zgjidhjes së kontestit kryesor që Greqia ka me emrin kushtetues të vendit tonë. Lupço Petkovski nga Eurothink vlerëson se ky është një shansë në duar të Qeverisë sonë që duhet ta shfrytëzojë nëse seriozisht dëshiron ta zgjidh problemin kryesor.

Mendoj se kjo është më e pakta që mund të bëjmë nëse duam ta zgjidhim atë problem, për shkak se cilido ndryshim në atë drejtim do t’i dobësonte pozicionet e Greqisë, respektivisht argumentet e saja se Maqedonia ka politikë irredentiste nuk do të kishin më vend as mes parterëve e as në opinionin ndërkombëta”, deklaroi Lupço Petkovski, Eurothink

Profesori universitar, Nano Ruzhin vlerëson se nismaa për ndryshim të emrave duhet të merret në marrëveshje me Greqinë.

Megjithatë edhe pala greke duhet të tregojë hapa pozitiv. Pra nuk mund vetëm ne të bëjmë gjithçka, ndërsa pala greke të rrijë në vend. E në fund të ndodhë që ne të ndryshojmë, kurse të del ndonjë Kamenos ose Samaras e të thonë ‘Jo’ ne deri tani kemi bërë shaka, ne nuk e menduam këtë. Kështu që kjo iniciativë do të duhej të ishte e përbashkët”, deklaroi profesor Nano Ruzhin.

Ministri i Jashtëm, Nikolla Dimitrov ditë më parë tha se nismat e këtilla do të duhet të shqyrtohen në bashkëpunim me të gjithë aktorët politik në vend.

Exit mobile version