Qeveria e Kosovës sot ka emëruar Bordin e ri të Drejtorëve të ndërmarrjes publike “Telekomi i Kosovës”.
Kryeministri i vendit, Albin Kurti njoftoi për të emëruarit Petrit Nahi – kryesues, Rrezarta Pllana – anëtare, Sajmie Thaçi – anëtare si dhe Lindita Toçi – anëtare.
Ai tha se në konkurs kanë aplikuar 70 kandidatë, pastaj është përzgjedhur lista me ngushtë, 29 kandidatë.
Kurti tutje njoftoi se mandati i Bordit të ri të drejtorëve është tre vjet. /Telegrafi/