Telegrafi

Qeveria e RMV-së do të vendosë një limit për çmimet e produkteve ushqimore bazë

Qeveria shpall një limit për çmimet e produkteve ushqimore bazë. Megjithatë, për momentin nuk janë bërë të ditura detaje se për cilat produkte do të zbatohet masa dhe prej kur do të zbatohet.

Ministri i Ekonomisë vetëm la të kuptohet se nisma përfshin të gjitha prodhimet bujqësore vendase dhe do të monitorohet për respektim. Shtatorin e kaluar, qeveria e mëparshme kufizoi çmimet e orizit, miellit, bukës dhe produkteve të tjera buke, makaronave, mishit dhe produkteve të mishit, qumështit, vezëve, djathit dhe produkteve të tjera të qumështit. Ka pasur edhe një kufizim çmimi për pijet jo të gazuara dhe ato të gazuara. Fillimisht ishte e vlefshme deri në fund të janarit, por u zgjat deri në mars. rtvm2