Site icon Telegrafi

Qeveria e RMV-së ndanë 30 milionë denarë për akomodimin jashtë vendit për familjarët e të lënduarve nga zjarri

Qeveria në mbledhjes e sotme ka marrë vendim që të obligojë Ministrinë e Financave për të sigurojë 30 milionë denarë dhe t’i transferojë deri tek Shërbimit për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta (SHPPP) për të ndihmuar në transportin dhe akomodimin e familjarëve të të lënduarve rëndë nga zjarri në Koçan të cilët po mjekohen jashtë vendit.

Kjo u kumtua nga zëdhënësja e Qeverisë Maria Miteva.

“Në këtë moment mund të informoj publikun se për 58 persona është siguruar transport dhe akomodim. Ky vendim do të vlejë edhe për ata persona që janë larguar para se të merret ky vendim dhe pagesat shtesë mund të bëhen në mënyrë shtesë”, tha Miteva.

Krahas këtij vendimi, ajo bëri të ditur edhe për kontrollet që Inspektorati Shtetëror i Tregut ka kryer për licencat e objekteve hotelierike të regjistruara si kabare, klube nate dhe disko klube

Exit mobile version