Termocentralet shtetërore morën nga buxheti 11.5 milionë euro të reja. Qeveria në një seancë i miratoi këto para për EMV-në, vetëm tre muaj pasi kësaj kompanie iu transferuan 50 milionë euro për të përballuar krizën energjetike.
Me transferimin e fundit, EMV këtë vit po shpenzon 150 milionë euro për blerjen e energjisë elektrike, riparimin e objekteve të rrënuara të prodhimit dhe nxjerrjen e qymyrit.
“Me këtë vendim miratohen mjete financiare në vlerë prej 700.000.000 denarë për Shoqërinë Aksionare për Prodhimin e Energjisë Elektrike, Termocentralet shtetërore të Maqedonisë së Veriut, Shkup. Mjetet nga neni 1 i këtij vendimi do të sigurohen nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2022.
Muajin e kaluar, EMV ka lidhur një kontratë prej 20 milionë eurosh me një kompani private të minierave të qymyrit. Përafërsisht po aq para ka shpenzuar për blerjen e energjisë elektrike, pasi ka furnizuar mungesën prej 20 për qind në tregun e lirë dhe ka blerë afër 85 mijë megavat. Gjysma e të gjithë energjisë elektrike të konsumuar në vend muajin e kaluar është prodhuar nga termocentralet, edhe pse në pjesën më të madhe punonin vetëm dy blloqe të TEC Manastir./Telegrafi/