Telegrafi

Qeveria e RMV-së: Gjenocidi në Srebrenicë nuk duhet harruar kurrë

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka dërguar mesazh me rastin e përvjetorit të gjenocidit në Srebrenicë.

“Në 27-vjetorin e krimit kundër njerëzimit kundër popullatës civile në Srebrenicë në vitin 1995, nuk duhet harruar kurrë dhe duhet të jetë kujtim për botën e lirë dhe demokratike se vigjilenca ndaj njerëzimit nuk duhet të ndalet as për një moment.

Maqedonia e Veriut, si pjesë e familjes së kombeve evropiane, iu bashkua apelit në Rezolutën e Parlamentit Evropian të datës 15 janar 2009, e cila thotë se krime të tilla të tmerrshme nuk duhet të përsëriten kurrë dhe 11 korriku duhet shpallur për ditë përkujtimore dhe për dënim të fortë për gjenocidin në Srebrenicë”, thuhet në njoftimin e Qeverisë./Telegrafi/