Site icon Telegrafi

Qeveria e Maqedonisë sot shpall Ditë zie

Tetë gushti, e hënë, është caktuar Ditë zie në Republikën e Maqedonisë. Vendimin e solli Qeveria në seancën e mbrëmshme, transmeton Telegrafi Maqedoni.

‘Qeveria ka sjellur vendimin për gjendjen e jashtëzakonshme në rajonin e Shkupit dhe Tetovës në kohë prej 15 ditësh, si dhe vendimin për vlerësimin e mjeteve në vlerë prej 300.000 denarëve për familjet e qytetarëve të vdekur’, thuhet sipas një deklarate nga qeveria.

Në kuadër të një vlerësimi më efikas dhe sa më të shpejtë të dëmeve nga vërshimet, me qëllim formimin e një numri më të madh të komisioneve për të vlerësuar dëmin, qeveria obligoi institucionet shtetërore për të deleguar personat të cilët janë të vendosur në funksion në komisionet Komunale për vlerësimin e dëmeve, thuhet në deklaratën e Qeverisë.

Gjatë mbrëmjes, qeveria do të mbajë një seancë ku përsëri do të diskutohet situata aktuale dhe pritet të përcaktohen masa dhe konkluzione të reja. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Këtu mund të lexoni dhe shikoni më shumë lajme rreth vërshimeve në Maqedoni (Foto/Video)

 

Exit mobile version