Site icon Telegrafi

Qeveria e Maqedonisë siguroi 98 milion denarë në luftën kundër ndotjes së ajrit

Qeveria e Republikës së Maqedonisë në seancën e sotme solli vendim ku sigurohen 98 milion denarë në luftimin kundër ndotjes së ajrit, që bëhet prioritet strategjik i Qeverisë.

“Është sjell vendimi ku ulja e ndotjes së ajrit do të jetë prioritet për vitin e ardhshëm. Si fonde fillestare për këtë qëllim në Buxhetin e vitit 2019, parashihen 98 milion denarë, me një rekomandim për të siguruar fonde shtesë për këtë program për shfrytëzimin e potencialeve ekzistuese të komunitetit të donatorëve” thuhet në kutmesën e shërbimit qeveritar, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në seancën e 103-të, Qeveria ka shqyrtuar edhe propozim-planin dhe masat për krijimin e Programit për reduktimin e ndotjes së ajrit në kuadër të prioriteteve strategjike të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.

Për këtë qëllim, Qeveria e obligoi Ministrinë e Financave të përfshijë Programin për reduktimin e ndotjes ajrore në propozimin për Buxhetin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2019./Telegrafi/

Exit mobile version