Site icon Telegrafi

Qeveria e Maqedonisë reagon për vrasjen e Ivanoviqit, kërkon zbardhjen e rrethanave

Qeveria e Maqedonisë përmes një njoftimi ka reaguar për vrasjen e djeshme të liderit të serbëve në Kosovë, Oliver Ivanoviq. Nga qeveria thonë se ndjejnë keqardhje dhe ftojnë për racionalitet.

“Duke kuptuar plotësisht traumat nga ky akt jo njerëzor, shpresojmë në përmbajtje, si dhe në reagim të shpejtë të organeve të Republikës së Kosovës, që përmes procedurave institucionale të zbardhin rrethanat dhe të zbulohen organizatorët dhe kryerësit e vrasjes brutale”, thonë nga qeveria, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ata shtojnë se elitat politike si dhe qytetarët e Kosovës dhe Serbisë do të vazhdojnë me proceset për përmirësimin e marrëdhënieve mes vete.

“Qeveria e Maqedonisë fton dhe ju bashkangjitet thirrjeve për racionalitet dhe se dhuna dhe terrori nuk janë zgjidhe”, përfundojnë nga qeveria./Telegrafi/

Exit mobile version