Site icon Telegrafi

Qeveria e Maqedonisë paralajmëron masa të reja për rritjen e rrogave

Kryeministri Zoran Zaev sot njoftoi një masë të re për rritjen e pagave pas seancës së Këshillit Ekonomik dhe Social.

Siç tha Zaev në konferencën për shtyp në Qeveri, bëhet fjalë për mbështetje të drejtpërdrejtë financiare prej 30% të rritjes së pagave bruto të punëtorëve në industritë e punës intensive, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kushtet për këtë masë, thotë kryeministri, janë plotësuar nga rreth 15,000 kompani dhe 50,000 punëtorë.

“Qëllimi është një, për të rritur pagat dhe qytetarët për të fituar më shumë para”, tha Zaev dhe u bën thirrje kompanive të rrisin pagat dhe të aplikojnë për masat e qeverisë, sepse shteti është këtu, siç tha, për të ndihmuar.

Në konferencë shtypi është planifikuar që të mbajnë fjalim edhe ministrja për Punë dhe Politikës Sociale, Mila Carova, si dhe Ministri i Financave ,Dragan Tevdovski, dhe Kryetari i LSM, Darko Dimovski dhe Kryetari i Organizatës së Punëdhënësve, Angel Dimitrov. /Telegrafi/

Exit mobile version