Site icon Telegrafi

Qeveria e Maqedonisë ndan para për ndërimin e sistemit të ngrohjes

741.000.000 denarë janë ndarë për zëvendësimin e sistemeve të ngrohjes ndotëse në objektet publike dhe familjare.

Në seancën qeveritare u miratuan ndryshimet në Programin e zvogëlimit të ndotjes së ajrit 2019, duke ndarë 741.000.000 denarë për të zëvendësuar sistemet e ngrohjes ndotëse në objektet publike dhe familjare, si dhe pajisjet e efikasitetit të energjisë dhe krijimin e zonave të reja urbane me gjelbërim.

Nga këto fonde, 620.00.000 denarë do të transferohen në komunat e Shkupit, Manastirit, Tetovës dhe Kërçovës, gjë që do të mundësojë fazën e dytë të projektit të zëvendësojë ngrohësit me lëndë djegëse ndotëse, me kondicionerë shumë efikas për 10.000 familje./Telegrafi/

Exit mobile version