Site icon Telegrafi

Qeveria e Maqedonisë ndan 5.000 euro për familjen Zulbeari nga Tetova

Qeveria e Maqedonisë do t’i ndajë ndihmë financiare në vlerë prej 5.000 euro familjes Zulbeari nga Tetova e cila dje në zjarrin që kaploi shtëpinë e tyre humbën jetën pesë anëtarë të kësaj familje, nëna dhe katër fëmijët e saj, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Gjithçka që duhet të dini për rastin tragjik në Tetovë

“Të nxitur nga ngjarja tragjike në Tetovë, në të cilën familja Zulbeari nga zjarri që kaploi shtëpinë humbën jetën nëna dhe katër fëmijët e saj, që preku thellësisht gjithë njerëzit në Maqedoni, Qeveria e Republikës së Maqedonisë sot mbajti seancën 51 dhe morri vendim për ndarjen e ndihmës financiare”, thuhet në kumtesën e Qeverisë.

Nga Qeveria informojnë se krahas ndihmës financiare në vlerë prej 300.000 denarë për familjen Zulbeari, në këtë seancë është dakorduar të bëhet vizitë nga një delegacion i Qeverisë për të shprehur ngushëllimet e tyre për këtë tragjedi./Telegrafi/

Exit mobile version