Pas problemit me përfaqësinë diplomatike të Serbisë në Maqedoni është pronocuar edhe Qeveria e Maqedonisë, shkruan Telegrafi Maqedonisë.
”Si shtet ne jemi duke ndërtuar marrëdhënie fqinjësore me të gjithë shtetet fqinje. Kur ka çështje të hapura me fqinjët, ne e ndjekim me vëmendje një rrugë për zgjidhje që ju konvenon të gjithë palëve të përfshira. Neutraliteti, principi dhe parimet e fqinjësisë së mirë për ne janë më të rëndësishme se gjithçka tjetër.” thonë nga Qeveria e Maqedonisë.
Në lidhje me votimin për anëtarësi të Kosovës në UNESCO, Qeveria e Republikës së Maqedonisë përmes një komunikate ka thënë, do t’i ketë parasysh pozicionet e vendeve shumicë-anëtare të Bashkimit Evropian (BE).
Përndryshe, të gjithë punonjësit nga Ambasada e Serbisë në Shkup, mbrëmë u thirrën për konsultime të ardhshme në Beograd, për shkak se, siç theksoi sot Daçiq, ekzistojnë dëshmi për shërbime të intelegjencës kundër Serbisë.
/Telegrafi/