Site icon Telegrafi

Qeveria e Maqedonisë: Formohet komision për zbatimin e masës për kondicionerë

Në mbledhjen e sotme qeveritare, Qeveria e Maqedonisë së Veriut mori vendim për formimin e Komisionit Qendror për ndjekjen e zbatimit të masës ekologjike për subvencionimin e qytetarëve me kondicionerë me efikasitet të lartë – invetorë për amvisëritë e komunave, Manastir, Kërçovë, Tetovë dhe në Bashkinë e Shkupit, e të cilët përdorin pajisje joefikase energjetike për ngrohje në shtëpitë e tyre të cilët ndikojnë në rritjen e ndotjes së ajrit.

Qeveria caktoi se Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Zyra e zëvendëskryeministres për Çështje Ekonomike, Ministrinë e Ekonomisë, Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, të cilët ishin në funksionon për përmbushjen e kësaj mase, të emërojnë nga një anëtar dhe një zëvendës të tij, njofton Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Në Shkup, Tetovë, Manastir dhe Kërçovë do të jepen subvencione për klima

Në komision, sipas shërbimi qeveritar për shtyp, anëtarë të barabarët do të jenë edhe përfaqësues të organizatave ekologjike në këto qytete për të kontrolluar dhe vëzhguar procesin e zbatimit të kësaj mase./Telegrafi/

Exit mobile version