Telegrafi

Qeveria e Maqedonisë do të subvencionojë prodhuesit e orizit

Qeveria e Maqedonisë ka marrë vendim për subvencionimin e tretë me radhë për prodhuesit e orizit. Të gjithë ata që kanë paraqitur tokë bujqësore deri dy hektarë, do të marrin mbështetje prej 5 denarësh për kilogram të orizit të pazhveshur të dorëzuar te grumbulluesit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Bujqit që kanë dy deri dhjetë hektarë, do të fitojnë nga 4 denarë për kilogram, kurse buqit që kanë më shumë se dhjetë hektarë tokë bujqësore, të mbjellur me oriz, do të fitojnë nga 3 denarë për kilogram të orizit të pazhveshur, të dorëzuar te grumbulluesit e orizit, pra te blerësit.

Kjo masë qeveritare u bë e ditur nga ministri për bujqësi, pylltari dhe ujra, Vanço Kostadinovski dhe është mirëpritur nga prodhuesit e orizit të rajoneve lindore të Maqedonisë./Telegrafi/