Qeveria e Malit të Zi ka uruar presidentin Hashim Thaçi, Kryeministrin Ramush Haradinaj si dhe Kryeparlajmentarin, Kadri Veseli, me rastin e arritjes së marrëveshjes për Demarkacionin.
Në një postim të publikuar në Twitter, thuhet që Qeveria e Malit të Zi uron miqtë dhe partnerët e tyre në Kosovë si dhe qytetarët e vendit, për arritjen e marrëveshjes për Demarkacionin, transmeton Telegrafi.
“Urime për miqtë tanë Hashim Thaçin, Ramush Haradinajn dhe Kadri Veselin si dhe gjithë qytetarët e Kosovës për liberalizimin e vizave. Kemi bërë një punë të shkëlqyer në interes të qytetarëve të vendeve tona”, thuhet në Twitter. /Telegrafi/