Site icon Telegrafi

Qeveria e Kosovës ndriçohet me ngjyrat e flamurit amerikan

Për nder të përvjetorit të pavarësisë së Amerikës, objekti i Qeverisë së Kosovës është ndriçuar më flamurin amerikan.

Krerët e shtetit kanë uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për përvjetorin e pavarësisë, duke u shprehur mirënjohës për përkrahjen e vazhdueshme ndaj Kosovës.

Ndërkaq, Dita e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë është shënuar me disa organizime simbolike.

Kurse, pranë bulevardit “Bill Clinton”, sot pjesëtarë të Qendrës së Mjekësisë Urgjente të Prishtinës, kanë ngritur flamurin në shtizë, për të falënderuar Amerikën për ndihmën e dhënë gjatë këtyre viteve. /Telegrafi/

Exit mobile version