Telegrafi

Qeveria e Kosovës ndan 2.6 milionë për shpronësimet tek aeroporti

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të bëhet pagesa prej 2 milionë e 600 mijë euro për procesin e shpronësimit të tokave afër Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “ Adem Jashari”.

Ministri i Zhvillimt Ekonomik, Blerand Stavileci tha se ky vendim është marrë me qëllim të sigurimit të rregullt të operimit dhe ofrimit të shërbimit të navigimit ajror dhe mundësinë e fluturimeve ajrore civile dhe ushtarake.