Telegrafi

Qeveria e Kosovës miraton programin e BE-së për përmirësimin e mjedisit të konkurrueshmërisë së bizneseve

Është miratuar Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes Ndërkombëtare ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian për pjesëmarrjen e vendit tonë në “Programin e Tregut të Vetëm”.

Zëvendësministri i Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Mentor Arifaj në mbledhjen e fundit të Qeverisë së Kosovës, tha se marrëveshja ka për qëllim përmirësimin e mjedisit të bizneseve dhe zhvillimi i konkurrueshmërisë.

“Ministria e Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Industrisë është bartëse dhe hartuese e këtij Projektligji dhe fokusi i MINT-it është përmirësimi i mjedisit të bizneseve dhe zhvillimi i konkurrueshmërisë duke zhvilluar ndërmarrësi dhe tregti”, tha Arifaj.

“Këtë program e konsiderojmë si një mekanizëm i rëndësishëm për arritjen e këtij qëllimi”, ka përfunduar ai. /Telegrafi/