Qeveria e Kosovës në mbledhjen e fundit ka marr disa vendime për emërimin e disa pozitave.
Me propozimin e Ministrisë së Infrastrukturës është bërë emërimi i drejtorit të përgjithshëm të Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës.
Në krye të këtij institucioni do të jetë Bujar Ejupi nga katër emrat e propozuar, përcjell Telegrafi.
Në listë kanë qenë Ersen Shileku, Petrit Mehmeti, Bujar Ejupi dhe Arianit Islami, i cili deri më tani ka ushtruar detyrën e drejtorit të këtij institucioni.
Më 12 maj, qeveria e udhëhequr nga ish-kryeministri Albin Kurti, kishte marr vendim që të shkarkoj Eset Berishën nga pozita e drejtorit të Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës. /Telegrafi/