Site icon Telegrafi

Qeveria e ka prioritet integrimin e Kosovës në BE

Këshilli Ministror për Integrim Evropian, sot mbajti takimin e rregullt, me qëllim të evidentimit dhe implementimit të kritereve të caktuara nga BE-ja për integrimet evropiane. Me këtë rast, kryeministri Ramush Haradinaj tha se kjo praktikë e këtij këshilli duhet të jetë me shpeshtë, mbledhje javore.

“Reforma që buron nga agjenda evropiane dhe ministrat duhet t’i zbatojnë kriteret dhe detyrat e veçuara nga MSA, për këtë arsye takimi i sotëm ka një rëndësi të madhe. Ne si Qeveri kemi në prioritet integrimin e Kosovës në BE”, tha Haradinaj.

Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, tha se roli i këtij këshilli është me rëndësi për faktin se këshilli nuk është mbledhur që prej vitit 2013.

“Para MI janë shumë sfida dhe qytetarët e Kosovës mbetën të izoluar për shkak të mos liberalizmit. Për këtë duhet plotësuat kushtet siç janë lufta kundër korrupsioni”, tha ajo.

Ajo është zotuar për implementimin e kushteve për liberalizimin e vizave.

Pas fjalimit të kryeministrit dhe ministres së Integrimeve Evropiane, mbledhja po vazhdon me dyer të mbyllura.

Exit mobile version