Qeveria e Izraelit ka miratuar një plan për të zgjatur përkohësisht shërbimin e detyrueshëm ushtarak.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një zgjatje të shërbimit ushtarak për burrat në 36 muaj, nga 32.
Zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu konfirmoi se qeveria kishte miratuar masën, e cila tani do të shkojë në parlament për miratim.
Nëse kalon, shërbimi 36 mujor do të hyjë në fuqi menjëherë, për një periudhë pesëvjeçare.
Për shkak të “nevojave aktuale të ushtrisë pas ngjarjeve të 7 tetorit”, dispozita e përkohshme propozon “kohëzgjatja maksimale e shërbimit të burrave do të jetë 36 muaj”, thuhej në projekt-ligj.
Ligji do të zbatohej gjithashtu për ushtarët e dislokuar aktualisht, duke zgjatur rotacionin e tyre. /Telegrafi/