Telegrafi

Qeveria e Holandës jep dritë të gjelbër për nisjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut

Qeveria e Holandës nuk sheh asnjë pengesë dhe ka dhënë dritë të gjelbër për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut.

Siç njofton “Ora News”, përcjell Telegrafi Maqedoni, Qeveria e Holandës ka propozuar që negociatat me Shqipërinë, të zyrtarizohen në ndonjë kohë tjetër.

“Qeveria e Holandës e ka zyrtarizuar vendimin e saj kundër mbajtjes së konferencës së parë ndërqeveritare në mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian. Holanda e ka konfirmuar nisjen zyrtare të bisedimeve me Maqedoninë e Veriut, por sipas tyre Shqipëria akoma nuk i ka përmbushur kushtet e kërkuara nga Këshilli i Evropës”.

Vendimi i Qeverisë së Holandës është dorëzuar në Kuvend, ku edhe do të sillet vendimi përfundimtar.