Telegrafi

​Qeveria dhe përfaqësuesit e bizneseve diskutojnë për situatën pas rasteve të Coronavirusit

Zëvendëskryeministri i parë në Qeverinë e Kosovës, Avdullah Hoti, së bashku me zëvendëskryeministrin Haki Abazi dhe ministren Rozeta Hajdari, kanë mbajtur takim koordinues me Odat Ekonomike në Kosovë, Odën Amerikane, Odën e Afarizmit, Klubin e Prodhuesve, guvernatorin e BQK-së, si dhe drejtorin e KEDS-it, për koordinim më të mirë për të menaxhuar situatën emergjente rreth Corona Virusit.

Sipas komunikatës të Qeverisë, objektivi kryesor i këtij takimi ishte që të diskutohen çështjet si furnizimi i qytetarëve me produkte të nevojshme ushqimore dhe farmaceutike, informimi i duhur që të evitohet paniku te qytetarët, mbrojtja e sektorëve ekonomikë dhe operatorëve që furnizojnë me produkte ushqimore dhe me lëndë të pare, çështjet e transportit që furnizojnë Kosovën me produkte ushqimore dhe farmaceutike, çështjet e furnizimit me energji elektrike, plani operativ i BQK-së që të mbësh tesin operatorët ekonomikë si dhe të ruhet likuiditeti në vend.