Site icon Telegrafi

Qeveria dërgon në Kuvend Projektligjin për demarkacionin

Qeveria e Republikës së Kosovës mbajti mbledhjen e saj, ndërsa në rend dite kishte shqyrtimin e Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.

Qeveria e Kosovës ka dhënë arsyet se pse duhet proceduar sa më shpejtë kjo pikë.

“Prej saj varet liberalizimi i vizave dhe integrimet evropiane. Nëse në të ardhmen paraqitet ndonjë fakt që e dëshmon të kundërtën atëherë Ligji e parasheh që ky proces mund të zgjidhet përmes Arbitrazhit apo përmes marrëveshjes direkte me Malin e Zi”, ka thënë ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj.

Ndërsa, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa tha “Mendoj që duhet ta procedojmë dhe duhet të punojmë me opinionin, se ky vendim është i drejte dhe se kauza e opozitës është e paqëndrueshme”.

Ndryshe, siç u tha në mbledhje Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi do të procedohet në Kuvend sipas rregullave, ndërsa Kuvendi vendos në cilën seancë do të jetë në rend dite.

Exit mobile version