Site icon Telegrafi

Qeveria i dërgon Kuvendit emrat për kryetar dhe anëtarë të Bordit të OSHP-së

Qeveria e Kosovës njofton se i ka propozuar Kuvendit kandidatët për kryetar dhe katër anëtarë të Bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit.

Sipas njoftimit, për anëtar në OSHP në vend të Arbnor Tmava është propozuar Agon Ramadani.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike në të cilën ka miratuar plotësimin dhe ndryshimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 06/67 të datës 9 mars 2022, me të cilin i janë propozuar Kuvendit të Republikës së Kosovës kandidatët për kryetar dhe katër (4) anëtarë të Bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit. Me ndryshimin dhe plotësimin e vendimit, në vend të Arbnor Tmava është propozuar Agon Ramadani për anëtar në Organin Shqyrtues të Prokurimit Publik. Vendimi do të procedohet për shqyrtim në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu 'Gjykata e Tenderëve' vazhdon të mbetet jofunksionale, bllokohen me qindra projekte kapitale

Organi Shqyrtues i Prokurimit tash e 1 vit ka mbetur pa bord. OSHP e cila njihet edhe si “Gjykata e Tenderëve” ka shkaktuar probleme për shkak të mungesës së Bordit.

Në sirtarët e këtij institucioni kanë mbetur 626 ankesa të operatorëve ekonomik pa u shqyrtuar.

OSHP-ja ka kompetencë, autoritet, pushtet dhe përgjegjësi që të shqyrtojnë ankesat nga palët e interesuara lidhur me shkeljet e mundshme të Autoriteteve Kontraktuese dhe si rrjedhojë mund të kërkojë nga Autoritetet që aktiviteti i prokurimit të kthehet në ri-vlerësim dhe të kërkojë nga to që të anulohet aktiviteti i prokurimit si dhe të aprovoj vendimin e Autoriteteve Kontraktuese. /Telegrafi/

Exit mobile version