Site icon Telegrafi

Qeveria dënon aktin e rrotullimit të kamionëve

Qeveria e Republikës së Kosovës dënoi aktin e rrotullimit të një kamioni, veprim i marrë përsipër nga Lëvizja Vetëvendosje.

Qeveria e Kosovës, e konsideroi të papranueshëm çdo veprim të dhunshëm e joligjor mbi qytetarët, pronën publike e private dhe mbi bizneset kosovare dhe të jashtme, të cilat kryhen për përfitime politike.

“Akte të tilla të dhunshme dhe në shpërputhje me çdo vlerë demokratike nuk mund të përdoren si mjete të propagandës politike, pa marrë parasysh shpjegimet apo arsyetimet që mund të jepen për to.  Qeveria e Republikës së Kosovës, i bën thirrje subjekteve politike dhe individëve të caktuar të cilët po nxisin dhe po kryejnë veprime të tilla të ulëta, që të braktisin aktet e tilla joligjore dhe joracionale dhe t’i kontribuojnë proceseve zhvillimore demokratike dhe rrugës euroatlantike të Kosovës, procese të cilat po avancohen në vazhdimësi në partneritet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me vendet tjera mike”, thuhet në reagimin e KMDLNJ-së. /Telegrafi/

Exit mobile version