Site icon Telegrafi

Qeveria britanike pajtohet me “nevojën për veprim” në Siri

Kabineti i kryeministres britanike Theresa May sot pranoi të “marrë masa” për ‘të penguar përdorimin e mëtejshëm të armëve kimike nga regjimi i Asadit’.

Siç shkruajnë mediat britanike, përcjell Telegrafi, Britania do të veprojë gjithashtu për të lehtësuar vuajtjet ‘humanitare’ në Siri.

Një zëdhënës i Downing Street nuk ka deklaruar se çfarë do të thotë një veprim i tillë dhe se në çfarë kohe do të ndodhë.

May ka takuar ministrat e saj më të lartë për dy orë dhe mediat shkruajnë se deklarata e re do të rrisë pritjet që Britania do të bashkohet me sulmet e koalicioni kundër Presidentit Assad.

Një zëdhënës i Downing Street tha: “Pas një diskutimi në të cilin çdo anëtar i pranishëm dha një kontribut, Kabineti pranoi se ishte jetësore që përdorimi i armëve kimike të mos ishte i pakundërshtueshëm”.

“Kabineti u pajtua me nevojën për të ndërmarrë veprime për të lehtësuar krizën humanitare dhe për të penguar përdorimin e mëtejshëm të armëve kimike nga regjimi i Asadit”. /Telegrafi/

Exit mobile version