Një 37-vjeçar me profesion hidraulik u vra në Greqi të martën aksidentalisht pas një sherri më armë në ambientet e jashtme të një lokali mes 7 shqiptarëve.
Trupi i tij u identifikua të nesërmen nga vëllai i tij. Ndërkohë bashkëshortja e 37-vjeçarit deklaroi për mediat në Greqi se kanë zbuluar se Pëllumb Islami u përpoq të dilte jashtë kafenesë në Athinë për t’i shpëtuar plumbave.
“Qetësohuni djema, qetësohuni”, ishin fjalët e fundit që kishte thënë Islami, ndërsa kishte pyetur kamarierin për personat që po konfliktoheshin.
Pëllumb Islami kishte shkuar në lokalin e lagjes ku banonte, për të pirë një gotë dhe për të parë ndeshjen me miqtë e tij, por një konflikt mes dy grupeve kriminale shqiptare, i mori jetën tragjikisht.