Site icon Telegrafi

Qetësohet situata në kufi, Franca lejon kalimin e kamionëve nga Britania e Madhe

Kamionët e parë kanë filluar të largohen nga një park i përkohshëm kamionësh në Kent pasi Franca hapi përsëri kufirin me Mbretërinë e Bashkuar.

Rreth 3,800 kamionë kanë ngecur në fushën ajrore Manston pasi Franca mbylli kufirin me Mbretërinë e Bashkuar të dielën për shkak të shqetësimit për një variant të virusit që përhapet shpejt, raporton bbc.

Të mërkurën, Franca përfundoi ndalimin e kalimit të kamionëve, por shoferët duhet të dëshmojnë një test negativ për coronavirus, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Situatë kaotike në kufi, rreth 10 mijë shoferë të kamionëve presin të futen në Francë nga Britania e Madhe – përleshen me policinë

Shoferët janë përplasur me policinë në portin e Dover ndërsa prisnin për prova dhe një rezultat negativ.

Sekretari i Transportit, Grant Shapps paralajmëroi se kishte “vonesa të mëdha” dhe u bëri thirrje njerëzve të shmangin udhëtimet në Kent.

Ndryshe, rreth 50 vende vendosën një ndalim pasi Mbretëria e Bashkuar paralajmëroi për një variant të ri, me përhapje të shpejtë të coronavirusit. /Telegrafi/

Exit mobile version