Real Madridi është në rrugën e duhur për të realizuar planin e tyre në vitin 2024 dhe që është nënshkrimi me Kylian Mbappen.
Los Blancos kanë mbetur të palëkundur në javët e fundit, pavarësisht spekulimeve që vazhdojnë të rriten për të ardhmen e francezit, për shkak të ngecjes së kontratës së tij në Paris.
Paris Saint-Germain fillimisht sinjalizoi synimin e tyre për të shitur Mbappen përpara mbylljes së afatit kalimtar të verës pasi sulmuesi deklaroi dëshirën e tij për t’u larguar nga Parc des Princes kur kontrata e tij të skadojë në fund të sezonit 2023/24.
Megjithatë, situata ka vazhduar të evoluojë, me Mbappen të përjashtuar nga skuadra e PSG-së për turneun e tyre parasezonal në Japoni dhe Korenë e Jugut.
Pa asnjë lëvizje për një shitje, ai do të rikthehet në skuadrën e PSG-së në javët e ardhshme, ndërsa ata përgatiten të mbrojnë titullin e tyre në Ligue 1 këtë sezon.
Sipas raportimeve nga gazetari i El Chiringuito, Edu Aguirre, Mbappe ka informuar këshilltarët e tij për gatishmërinë e tij për t’iu përmbajtur planit të përfundimit të kontratës së tij në Paris, por me qëllimin e qartë për të bërë një transferim të lirë në Madrid në vitin 2024.
Real Madridi nuk ka presion mbi supe dhe ka informuar 24-vjeçarin se viti 2024 do të jetë vendimtar për të që të kalojë në Santiago Bernabeu, pavarësisht se çfarë raportohet nga Franca. /Telegrafi/
🚨EXCLUSIVA @EduAguirre7 🚨
🔥"MBAPPÉ le ha dicho a su entorno que se queda este año en el PSG, pero que en 2024 solo quiere jugar en el MADRID". pic.twitter.com/2OJ8bcUIkE
— El Chiringuito TV (@elchiringuitotv) August 16, 2023