Telegrafi

Qeshja ‘histerike dhe infektuese’ e djaloshit (Video)

Në një kopsht në New York është filmuar një djalë i vogël që nuk ndalon së qeshuri.

I ulur së bashku me disa fëmijë të tjerë në dysheme, fëmija është plot hare dhe entuziazëm teksa pret të fillojë muzika.

Derisa të tjerët vetëm rrahin shuplakat, ai shikon plot gëzim dhe qeshë me zë sa herë që ndalon muzika, transmeton Telegrafi.

Për një moment, djaloshi duket se do të rrëzohet, por i jepet përkrahje nga shoku që e përqafon atë me dy duar.

Kjo qeshje që është quajtur ‘histerike dhe infektuese’, është parë mbi dy milionë herë, ndërsa ka bërë xhiro në rrjetet sociale. /Telegrafi/