Site icon Telegrafi

 “Qershitë” komandot e trajnuar për t’u infiltruar te arabët, ushtria izraelite publikon pamje të operacionit të tyre në Gaza

Manuel Fabian, korrespondent i luftës për The Times of Israel, publikoi një video që tregon veprimin e njësisë elitare izraelite “Duvdevan” (Qershi) në Rripin e Gazës.

Kjo është një nga njësitë të ushtrisë izraelite që janë të trajnuar për t’u asimiluar me arabët, dhe nuk zbulohen gjatë kryerjes së misioneve në territoret palestineze, transmeton Telegrafi.

“Qershitë” janë të ngarkuara posaçërisht me operacionet në zonat urbane, gjatë të cilave zakonisht veshin rroba civile për t’u përzier me popullsinë lokale. Këtë herë, megjithatë, ata ishin në veshje të plotë luftarake.

Lexo po ashtu OBSH: Spitali më i madh në Gaza është kthyer në një zonë vdekje

Në një postim në rrjetin social X (ish-Twitter), Fabian thekson se Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë publikuar një video të operacionit të kësaj njësie elitare në Rripin e Gazës.

Thuhet se “Qershitë” bastisën disa lokacione të përdorura nga Hamasi, dhe gjatë procesit vranë operativë të organizatës ekstremiste palestineze.

IDF njoftoi se anëtarët e “Duvdevan” gjetën armë dhe pajisje ushtarake të Hamasit gjatë bastisjes në një shkollë të mesme në Gaza.

“Trupat bastisën gjithashtu shtëpinë e komandantit lokal të Hamasit, ku gjetën armë dhe broshura udhëzuese të Hamasit”, tha IDF. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version