Site icon Telegrafi

Qerkini: Fati i të pagjeturve, plagë e rëndë e Kosovës

Edhe pse kanë kaluar 20 vite nga lufta ende nuk dihet për fatin e 600 persona të konsiderohen të zhdukur.

Bajram Qerkini, udhëheqës i Qendrës Burimore për Persona të Zhdukur, tha se fati i të pagjeturve, është plagë e rëndë e Kosovës.

“Nuk ka vullnet për të zgjidhur fatin e të pagjeturve nga ana e ndërkombëtarëve”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Qerkini vlerësoi se as vendorët e as ndërkombëtarët nuk kanë vullnet për të zgjidhur njëherë e përgjithmonë fatin e mbi 1600 personave.

Sipas tij familjarët kërkojnë informata konkrete. “Ne kërkojmë gjana konkrete, kërkojmë që të punohet në lokacione ku dyshohet se mund të ketë kufoma”, tha ai.

Exit mobile version