Kryetari i Lëvizjes për Drejtësi, Sylejman Qerkezi thotë se Turqia dhe Izraeli kanë përplasje për politika shumë më të mëdha se për Kosovën.
Qerkezi në “Debat Plus” thotë se Kosova synon integrimin në Bashkimin Evropian e jo në Izrael.
“Ne nuk mund të humbim disa interesa ekonomike për shkak të disa të tjerave”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Kryetari i Lëvizjes për Drejtësi thotë se Kosova nuk duhet të pranojë shantazhet se ambasada nuk bënë të vendoset në ndonjë lokacion tjetër pos atij që i është caktuar.
Qerkezi thotë se “Kosova po bëhet “kurban” i një çështjeje madhore shekullore të pazgjidhur mes Izraelit dhe Palestinës”.
Ai thotë se njohja nga Izraeli ka qene e domosdoshme por shumë e vonuar.
“Izraeli po na njeh për shkak të interesave të saj, e ne duhet të shohim interesat tona”.
Kryetari i Lëvizjes për Drejtësi thotë se të gjitha kushtëzimet për Kosovën janë të dëmshme pavarësisht nga kush vijnë ato./Telegrafi/