Telegrafi

Qeriqi: Thaçi dhe Veseli më patën thënë që listat e veteranëve janë fryrë tej mase

Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Veteranëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi, ka thënë se listat e veteranëve duhet të riverifikohen dhe ka shtuar se veteranët e vërtetë nuk janë aspak të kënaqur me listat aktuale.

Qeriqi thotë se për “fryrje” të listave të veteranëve ka folur edhe me ish-krerët e UÇK-së, Kadri Veselin dhe Hashim Thaçin.

“Edhe atëherë nuk jam pajtuar. I kam kundërshtuar. Jam takuar me ish-kryeparlamentarin Veseli, i cili më tha se është i pakënaqur dhe numri nuk është i saktë. Të njëjtën më ka thënë edhe ish-presidenti Thaci në dy takime që pata me të. Ai më tha se listat e veteranëve janë fryrë tej mase”, ka thënë Qeriqi për T7.

Lexo po ashtu Kurti në takim me përfaqësuesit e OVL të UÇK-së, biseduan për pastrimin e listave të veteranëve

Ai ka shtuar se nuk ka asgjë të keqe në riverifikimin e listave të veteranëve.

“Me të vërtetë veteranët po përballen me probleme të rënda. Si shëndetësore dhe të tjera. Ne kemi qenë prej fillimit. Nuk ka asgjë të keqe që të riverifikohen. Ata që janë keqpërdorues t’i kthejnë ato mjete”, përfundoi ai.

Ndryshe, pak ditë më parë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim përfaqësues të  u diskutua edhe çështja e pastrimit të listave. Përfaqësuesit nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës shprehën gatishmëri për të gjetur mundësitë e bashkëpunimit Qeverinë. /Telegrafi/