Kryetari i Këshillit për mbrojtjen e të drejtave të veteranëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi ka reaguar lidhur me arrestimin e kryetarit të OVL e UÇK-së, Hysni Gucati.
Qeriqi përmes një postimi në Facebook ka thënë se kjo situatë i ngjason një situate ku aparati shtetëror nuk ekziston.
“I papranueshëm fakti se si zyrtarët e EULEX-it bastisin dhe arrestojnë në zyrat e OVL-së, pa asnjë paralajmërim. Kjo situatë i ngjason një situate ku aparati shtetëror nuk ekziston.
Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk meriton një trajtim të tillë! Kemi qenë dhe do të jemi të bashkuar në çdo padrejtësi që na është bërë dhe na bëhet”, ka shkruar Qeriqi.
Ndryshe sot në orët e paraditës, pjesëtarë të policisë së EULEX-it kanë bastisur zyret e OVL e UÇK-së ku më pas kanë arrestuar kryetarin e kësaj organizate Hysni Gucati. /Telegrafi/