Site icon Telegrafi

Qërim hesapesh në Dallas, dy grupe hapin zjarr mbi njëri-tjetrin – humb jetën një 21-vjeçare dhe plagosen shtatë tjerë

Një vajzë 21-vjeçe është vrarë dhe shtatë persona janë plagosur gjatë të shtënave që kanë ndodhur në një klub të natës në Dallas të Teksasit, ka bërë të ditur policia amerikane.

Siç raporton NBC, policia kishte pranuar një telefonatë për të shtëna armësh në klubin e natës “Prime”, transmeton Telegrafi.

Me të mbërritur në vendin e ngjarjes, ka hasur në gjashtë persona të plagosur, e një tjetër ishte dërguar më herët në spital.

E policia ka bërë të ditur se deri të shtënat erdhi kur dy grupe u përleshën në klubin e natës, dhe një person nxori revolen dhe filloi të shtie.

Megjithatë policia nuk ka dhënë detaje për sulmuesin që është arratisur nga vendi i ngjarjes. Në anën tjetër, policia ka bërë të ditur se ka filluar hetimet. /Telegrafi/

 

Exit mobile version