Telegrafi

Qentë sulmojnë dhe mbysin një grua, publikohen pamjet e ngjarjes së tmerrshme në Meksikë (Video)

Janë publikuar disa pamje të cilat thuhet se tregojnë momentin kur një grup i qenve e ndjekin një grua, para se të kërcejnë mbi të dhe ta shqyejnë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, grupi i qenve thuhet se kishin lënduar gruan për vdekje, pasi ajo u kap nga kamerat duke u larguar.

Ndryshe, bëhet e ditur se gruaja u gjet e vdekur në bashkinë e Tecamac, në Meksikë, ku autoritetet lokale konfirmuan se një sulm qeni ishte shkaku i vdekjes.

Sipas raporteve lokale, ajo u gjet me pjesë të mëdha të lëkurës së saj të shqyer dhe me copëza të flokëve të saj dhe lëkurës së kokës gjithashtu të shqyer.

Gruaja thuhet se ishte duke kaluar rrugën dhe po shkonte nga një vend i hedhjes së mbeturina drejt vendit të punës.

Autoritetet lokale e kanë identifikuar viktimën si një 34 vjeçare me emrin Margarita N. /Telegrafi/