Një qytetar i shqetësuar ka dërguar disa pamje në të cilat duken disa qen endacakë.
Siç ka thënë lexuesi i Telegrafit, prania e tyre rrugë ka bërë që shumë banorë të banesave afër të mos guxojnë të dalin nga shtëpitë e tyre.
Po sipas lexuesit, bëhet fjalë për pamje në rrugën “Sylejman Vokshi” në Prishtinë, gjegjësisht përballë Filharmonisë së Prishtinës.
Ndryshe, prania e madhe e qenve endacakë nuk është fenomen vetëm në rrugët e Prishtinës, por pothuajse në të gjitha qytetet në Kosovë. /Telegrafi/