Site icon Telegrafi

Qentë e dhuruar nga lideri i Koresë së Veriut vendosen në një kopsht zoologjik të Koresë së Jugut

Një çift i qenve të cilët u dhanë si dhuratë nga lideri koreano verior Kim Jong Un para 4 vitesh përfunduan në një kopsht zoologjik në Korenë e Jugut pas një grindje mbi atë se kush do të duhet të financojë kujdesin ndaj tyre.

Kim i kishte dërguar dy qentë për gjueti me ngjyrë të bardhë të racës Pungsan – një racë kjo vendase e Koresë Veriore – te atëherë ish-presidenti jug korean Moon Jae-in si dhuratë pas bisedave të tyre në samitin e Pyongyang në vitin 2018.

Por që liberali Moon hoqi dorë nga qentë muajin e kaluar, duke cituar mungesën e mbështetjes financiare për mirëmbajtjen e qenve nga qeveria aktuale konservatore e udhëhequr nga presidenti Yoon Suk Yeol, raporton AP, përcjell Telegrafi.

Kështu, qentë me emrat Gomi dhe Songgang, u vendosen në një kopsht zoologjik që drejtohet nga qeveria lokale në qytetin jugor të Gwangju gjatë së premtes së kaluar, pas një qëndrimi të përkohshëm në një spital veterinar në qytetin juglindor të Deaju, deklaruan zyrtarët e kopshtit zoologjik.

Me praninë e Kang Gijung, kryetar i qytetit Gwangju, qentë u prezantuan me emrat e tyre në qaforet e lidhura rreth qafës, teksa gazetarët dhe vizitorët e tjerë bënin fotografi.

“Gomi dhe Songgang janë simbol i paqes, pajtimit dhe bashkëpunimit mes koreanëve jugor dhe atyre verior. Ne do t’i risim ata aq mirë sikurse të kultivojmë një farë për paqe”, tha Kang sipas një komunikate nga zyra e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version