Telegrafi

Qentë endacak brenda objektit të Mjekësisë Familjare në Podujevë 

Problemi me qentë endacak vazhdon të jetë prezentë.

Në një postim në rrjetin social Facebook shihen qentë në hapësirat e brendshme të Qendrës së Mjekësisë Familjare në Podujevë.

Njëri nga qentë është lënduar në këmbë, ndërsa në postimin tek video nuk mungojnë as komentet qesharake.

“Qeni i fundit edhe ashtu paska pas nevojë me kanë në spital, po të tjerët çka po lypin aty se..”, thotë njëri nga komentuesit.  /Telegrafi/