Telegrafi

Qenit i ngec koka në vrimë, shpëtohet me anë të vajit (Video)

Pradeep Nair nga Hyderabad i Indisë e ka shpëtuar një qen që kishte futur kokën në murin me vrima duke ia lyer qafën me vaj të kokosit.

Për më shumë se një orë, ai ia ka fërkuar kokën dhe ka bërë përpjekje që ta nxjerrë nga vrima, ndërsa kafsha ishte e trembur dhe jo bashkëpunuese.

“Deshëm ta thyejmë murin, por është shumë i vjetër dhe frikësoheshim se shembej. Mënyra më e mirë doli të jetë rrëshqitja e ngadalshme me anë të vajit”, ka thënë Nair lidhur me rastin.

Shikuesit e videos e kanë vlerësuar shumë për mundin e bërë në shpëtimin e qenit që nuk kishte mundësi të largohej vet. /Telegrafi/