Telegrafi

Qenin mashkull e dërguan te veterineri duke menduar se do të sjellë në jetë këlyshët (Video)

Kalimtarët në Dalian të Kinës, e kanë dërguar një qen me emergjencë te veterineri, duke menduar se do të sjellë në jetë këlyshët.

Por, mjekët gjetën se është i gjinisë mashkullore dhe vetëm se ka mbipeshë, transmeton Telegrafi.

“Është shumë i shëndetshëm edhe pse ka peshë të tepërt. Pasi është i pastrehë, nuk ka kush të kujdeset për të dhe ai vazhdon të ushqehet pa kontroll”, thuhet në raport lidhur me rastin.

Pasi që bëri xhiro në rrjetin social, shumë njerëz kanë kërkuar ta adoptojnë dhe ta largojnë nga rruga. /Telegrafi/