Telegrafi

Qeni sulmon një fëmijë duke luajtur me top, kryeministri britanik merr masa ndaj racës XL Bully

Qeni amerikan, XL Bully do të ndalohet deri në fund të vitit pas një sërë sulmesh agresive, ka thënë kryeministri britanik, Rishi Sunak.

Në një video njoftim të publikuar në llogarinë X – dikur Twitter – të premten, kryeministri tha se raca do të ndalohet pasi kohët e fundit ka pasur shumë sulme, raporton dailymail.

Shefi i qeverisë britanike tha se ka urdhëruar ministrat që të mbledhin një panel ekspertësh, duke përfshirë policinë, për të përcaktuar racën në mënyrë që më pas të mund të ndalohen në mënyrë ligjore.

Njoftimi erdhi pasi një burrë vdiq në një sulm të dyshuar XL Bully në Stonnall, Staffordshire, incidenti i tretë që përfshin qentë e dyshuar jashtë kontrollit në West Midlands në më pak se një javë.

Vdekja ndodhi vetëm një ditë pasi një djalë dhjetë vjeçar u sulmua nga një qen teksa luante futboll më pak se pesë kilometra larg. Më pak se një javë më parë, një XL Bully kafshoi një vajzë 11-vjeçare në Birmingham.

Aktivistët kanë bërë thirrje për ndalimin e XL Bullies mes pretendimeve se ata janë të përfshirë në një numër në rritje të sulmeve ndaj njerëzve dhe kafshëve të tjera.

Njëkohësisht, numri i sulmeve fatale të qenve është rritur në nivele rekord vitet e fundit.

Raca – një përzierje e pitbull terrierëve amerikanë të kryqëzuar me bulldogs – janë të dashur nga një numër i madh të famshmëve, duke përfshirë reperin Drake, por në Mbretërinë e Bashkuar besohet se është vepër e mbarështimit me cilësi të dobët. /Telegrafi/