Policia e Kosovës njofton se është arrestuar një person në Gjakovë. Kjo pasi qeni i tij e kishte sulmuar një femër.
Pas sulmit viktima e kafshuar nga qeni ka pranuar tretman mjekësorë, kurse me vendim të prokurorit I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
“ Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që qeni i tij kishte sulmuar viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, njofton policia./Telegrafi/