Telegrafi

Qeni i mahnitshëm i kufirit Border Collie, ecën prapa si një njeri

Qeni tetëvjeçar i kufirit, Henry, që kur ka qen këlysh ka mësuar të qëndrojë vertikalisht në këmbët e prapme

Nuk i është dashur shumë që ta kuptojë që me atë shkathtësi po i ngazëllen njerëzit dhe shpesh merr ndonjë ëmbëlsirë më tepër, andaj me kalimin e viteve e ka avancuar talentin e tij, transmeton Telegrafi.

Henry sot ecën prapa si njeri.

“E ëma e tij kishte pjellë shtatë këlyshë, Henry gjithmonë ka kërcyer dhe ka qenë më aktivi”, thotë pronari i tij ine Fatland Frøystad, nga Norvegjia.

“Duke u rritur, ka filluar të kuptojë që njerëzit me ngazëllim e shikojnë derisa qëndron në këmbë të prapme dhe që për këtë shkak është në qendër të vëmendjes, andaj e ka mësuar edhe këtë ecje. Në fillim vetëm ecte përpara, ndërsa para pak kohësh ka mësuar të ecë edhe prapa”, thotë Frøystad.

Natyrisht, Henry shumicën e kohës ecën me katër këmbë, mirëpo kur i merr erë ndonjë ëmbëlsire, menjëherë ngrihet në këmbë të prapme dhe i argëton të gjithë rreth vetes. /Telegrafi/